Zverev: Babai im do të jetë trajner imi deri në fund të karrierës!

Zverev la të kuptohet se ai detyrën e trajnerit ia dha babait të tij me të cilin do që të punoj për një kohë shumë të gjatë. Më shumë ai shtoi se gjithashtu me trajnerin e deritanishëm kishin edhe shumë bindje të ndryshme sa i përket stilit të lojës.

“Ai nuk është më në skuadrën time, shpesh kishim bindje të ndryshme. Me shumë mundësi babai im do të jetë pjesë e bërthamës së skuadrës deri në fund të karrierës. Kjo nuk do të thotë që në të ardhmen nuk do të kem ndonjë trajner tjetër. Jam i përgatitur për Majami dhe mendoj se do të luaj tenis kualitativ i cili do të më dërgoj në finale.”, thotë gjermani.