Indian Wells: Simona Halep mund Petra Martic në tre sete që të arrij në gjysmë-finale

Numri një i botës Simona Halep mundi kroaten Petra Martic në tre sete që i mundësoi asaj plasman në gjysmë-finalen e BNP Paribas Open në Indiana Wells.

Duke luajtur në kushte me erë të fortë rumunja fitoi ndaj numrit 50 të botës 6-4 6-7 (5-7) 6-3, në dy oreë e 23 minuta.

"Nuk mbaj mend të ket pasu kaq erë të fortë dhe të jetë kaq rënd të luhet loja", deklaroi Halep.

Ajo do të përballet me Naomi Osaka, japonezen numër 44 të botës e cila mundi Karolina Pliskova 6-2 6-3. Osaka fitoi 92% të pikëve në shërbimin e saj të parë dhe fitoi katër gamet e fundit që të merte fitoren e merituar në një orë e 20 minuta.

Kjo fitore ish fitorja e parë e Osakës ndaj top pesë lojtarëve në 2018, 20 vjeçarja tashmë ka mundur Sharapovën dhe Radwanskan në Kaliforni.

Gjithsesi Osaka nuk ka arritur të mund Halep në tre ballafaqimet e tyre duke mar humbjen në ndeshjen e fundit në Australian Open 6-3 6-2.