Indian Wells: Roger Federer mund Jeremy Chardy që të arrij në çerek-finale

Numri një i botës Roger Federer regjistroi një fitore tjetër ndaj francezit Jeremy Chardy që i mundësoi plasman në çerek-finale të BNP Parisbas Open.

Kampioni aktual Federer, i cili ka për qëllim rekordin prej gjashtë tituj të Indiana Wells, fitoi 7-5 6-4.

Zvicerani është i pamposhtur në 2018, duke fituar 15 ndeshje dhe fituar tituj si Australian Open dhe Rotterdam Open.

Ai do të përballet me Koreano Jugorin Cheung Hyeon pas fitores së këtij të fundit ndaj Pablo Cuevas 6-1 6-3. Dy të fundit u takuan në Australian Open ku Federed udhëhiqte 6-1 5-2 para se të dorëzohej kundërshtari për shkak lëndimi.

Për 20 herë kapionin e Grand Slam ky është starti mi i mirë sezonal që nga 2006, kur ai atëher fitoi 33 nga 34 ndeshjet.

Atij iu deshën vetëm 82 minuta që të mar fitoren ndaj Chardy, duke fituar 100% të shërbimeve të tij.

Më shum nga IW tek meshkujt, argjentinasi Juan Martin del Potro fitoi ndaj Leonardo Mayer 3-6 7-6 (7-2) 6-3. Ai do të përballet me gjermanin Philipp Kohlschreiber pas fitores së tij ndaj PIerre-Hugues Herbert 6-4 7-6 (7-1)

Amerikani Sam Querrz gjithashtu arrin në çerek-finale me fitore 6-4 6-4 ndaj Feliciano Lopez,por bashkvendasi i tij Taylor Fritz u mund ndaj talentit kroat Borna Coric i cili mundi Taylor Fritz me rezultat 6-2 6-7 (6-8) 6-4. Coric do të luaj me numrin nëntë Kevin Anderson i cili mundi Pablo Carreno Busta nga Spanja 4-6 6-3 7-6 (8-6)