Djokovic jasht Miami Open humbet në rundin e dytë

Ish numri një i botës Novak Djokovic ka pësuar një humbje surprize duke u mundur na Beniot Paire në rundën e dyte të Miami Open.

Djokovic i cili për momentin renditët në pozitën e 12-te të ATP listës nuk po arrin të marr formën e dikurshme pas lëndimit që pësoi. Paire mundi Djokovic në vetëm 69 minuta edhe atë ne dy sete me rezultat 6-3 6-4.

Kjo është humbja e tretë radhazi për Djokovic që nga Australian Open.

Paire tani do të luaj me sërbin tjetër Filip Krajnovic i cili mundi numrin pesë britanez Liam Broady me rezultat 6-3 6-2.

Juan Martin del Potro i cili fitoi mastersin e kaluar të Indiana Wells kaloi në rundin tjetër të Miami Open duke fituar ndaj Robin Haase 6-4 5-7 6-2.

Numri gjashtë i botës tani do të luaj kundër Nishikorit pasi ky i fundit fitoi gjithashtu me rezultat 7-6 (7-4) 4-6 6-3 ndaj John Millman.