Shqiptari me numrin e Hamilton në Formula 4

Talentet shqiptarë pritet të shpërthejnë edhe në botën e autobomilizmit. Formula 1 sporti më i ndjekur i automobilizmit pritet që në të ardhmen e afërt të përfaqësohet edhe nga shqiptarë.

loading...

Një nga këto talent që pritet të shkëlqej në të ardhmen e afërt është edhe 18 vjeçari Lirim Zendeli.

Ai ka lidhur kontratë me skuadrën gjermane US Racing e cila në sezonin e fundit të 2017 e mbylli vitin me vendin e katërt në Formula 4.

Numri 44 duket të jetë numri i tij i preferuar, pasi te skuadra e re do ta mbaj numrin 44 po të njejtin me Hamilton, ndoshza kjo është edhe arsyeja.

Lirimi vitin e kaluar gjithashtu ishte garues në Formula 4 por me skuadrën e ADAC Berlin dhe u rëndit në vendin e katërt me tre fitore.