Schumacher prinë testet finale në F3

Mick Schumacher ishte më i shpejti në finalen e testimeve në Formula 3 në Red Bull Ring me kushte të vështira ku binte borë mes dy seancave.
loading...

Schumacher vendosi kohën më të mirë me 1m22.828 në mëngjes, duke mposhtur pilotin Ferdinand Habsburg më saktësisht me një të dhjetën.

Pilotimi i pasdites ishte i kufizuar nga dëbora dhe kushtet e ftohta, dhe kështu vetëm Habsburg dhe shoku I skuadrës së tij, Sacha Fenestraz erdhën afër kohës më të mirë të mëngjesit.

Pjesa tjetër e top 10 ishte e përcaktuar nga koha në mëngjes, me Robert Shwartzman, Alex Palou dhe Marcus Armstrong i cili doli nga vendi gjashtë në të tetin, të gjithë me më pak se katër të dhjetat më të ngadaltë se Schumacher.