Hailie mund ti thyej barierat e garave NASCAR

Hailie Deegan, një yll që po pritet të shkëlqej në garat NASCAR dhe K&N Pro Series, tashmë ka marrë vëmendjen e ish kampionit të NASCAR Kevin Harvick.

Pas pjesëmarrjes në K&N West open, Harvick vlerësoi 16 vjeçaren si premtuesen më të madhe për garat NASCAR kur u pyet për atë se kush e impresionoi më shumë atë.

“Nëse do të duhej të zgjidhja dikë, ajo do të jetë pikërisht Hailie Deegan, tek e cila pash potencial të madh dhe talent të mrekullueshëm. “

“Doja të garoja me të deri sa e shikoja, ishte e mrekullueshme me manovrat e saj në makinë. Mendoj se potenciali, talenti dhe njohja e garave do të janë me të ajo do të bëhet nga më të mirat. Do të jetë kënaqësi ta shohim në të ardhmen.”, ishin fjalët e Harvick.

Deegan këtë javë iu bashkua Harvick në Sirius XM NASCAR radio ku deklaroi. “Nuk do të arrija këtu pa ndihmën e babait, të gjitha këshillat i marr nga ai. Ai është i lidhu me botën e garimit. Ai i di të mirat dhe të këqijat. Mendoj se duka pasur eksperiencën e tij afër më ndihmon shumë. “, deklaroi 16 vjeçarja.