Dovizioso në bisedime me Honda dhe Suzuki

Andrea Dovizioso ka qenë në bisedime me Honda dhe Suzuki, derisa italiani pret një ofertë të mirë nga skuadra e tij e tanishme në MotoGP Ducati.

Andrea Dovizioso ka qenë në bisedime me Honda dhe Suzuki, derisa italiani pret një ofertë të mirë nga skuadra e tij e tanishme në MotoGP Ducati.

Dovizioso i cili iu bashkua skuadrës së Ducatit nga 2013 ka udhëhequr skuadrën në mënyrën më të mirë duke fituar plot gjashtë gara duke përfunduar si i dyti në rënditje.

Javën e kaluar ai fitoi në hapjen e sezonit 2018 në Qatar duke marr kështu kreun që nga fillimi.

Shoku i tij i tanishëm në skuadër është tre herë kampioni i MotoGP Jorge Lorenzo, ky i fundit erdhi nga skuadra Yamaha dhe ka një pagë prej 12 milion euro në vit derisa Dovizioso merr 2 milion euro.

Nga kjo Dovi do që të jetë me vlerë për skuadrën një burim i afërt me italianin e thotë këtë: “Dovi do të ndjehet i vlefshëm. Ai nuk do të pranoj kushte të tilla si ajo se duhet të paguajm shokun e skuadrës.”

Zgjedhjet për italianin janë të kufizuara pari Yamaha dhe Honda tashmë i kanë pilotët e tyre, gjithsesi ekziston mundësia për zëvendësimin e Dani Pedrosas vitin tjetër nëse nuk rinovon me Hondan. Suzuki pritet të jetë një zgjedhje më e lehtë.