Lojtaret olimpik rus i morën dhuratat e premtuara nga Putini

Për arsye të shum skandaleve të dopingut, në të cilat ishin të përzier lojtarët rus, këto të fundit morën pjesë në lojrat Olimpike me në numër të vogël sportistësh. Gjithsesi arritën të mbledhin plot 17 medalje.

Përfaqsuesit rus në Korenë e Jugut fituan plot dy medalje ari, tetë medalje argjendi dhe nëntë medalje bronzi, derisa sportistën që i arritën këto suksese sot u pritën nga njeriu i parë rus Vladimir Putin.

Presidenti rus përveç se i uroi për medaljet e fituara ai mbajti edhe premtimin e dhënë dhe i shpërbleu sportistët. Të gjithë morën dhuratë nga një veturë BMW, gjithashtu medalistët e artë fituan edhe nga 71.000 dollarë, të argjentë 44.000, derisa të bronztë nga 30.000 dollarë.

Gjithashtu sportistët do të marrin dhuratë edhe nga komunat nga të cilat vijnë, si dhe sponzorët, shoqatat sportive dhe fondacionet./ngasporti/