Ylli kuq e zi: “Klubi e di unë vlej €50 milion”

Elseid Hysaj ka konfirmuar se klauzola e lirimit të tij është €50m tek Napoli dhe shprehet i lumtur me atë se klubet e mëdha janë të interesuar për të.

Lojtari më i mirë i Kombëtares Shqipëtare është në vëzhgim të disa klubeve si Bayern Munich, Liverpool, Manchester United, Arsenal dhe Manchester City.

“Unë kam një klauzolë lirimi prej €50m, pra çdokush që do shërbimet e mija duhet të di se këtë shumë duhet ti paguaj Napolit,”

“Ndihem mirë kur vlerësohem. Jam i lumtur me interesimin e skuadrave të mëdha për mua, kjo më bën edhe më të fortë dhe më inspiron të punoj më shumë. Tani për tani jam i koncentruar tek Napoli.”, deklaroi Hysaj.