Wilshere tregon pse nuk u largua nga Arsenlai gjatë verës

Mesfushorit anglez Jack Wilshere i ishte thënë nga ana e menaxherit të Arsenalit Arsene Wenger që mund të largohet gjatë verës.

26 vjeçari u kthye tek Arsenali pas huazimit që kishte tek Bournemoth ku ai luajti 30 ndeshje. Por Wilshere të cilit kontrata me Gunner i mbaron në fund të sezonit ishte i vendosur që të tregoj vetën tek Arsenali dhe atë e bëri këtë sezon duke luajtur në plot 31 ndeshje.

“Ai më dha mundësin të largohesha tre katër javë para se të mbyllej kalendari i transferimeve. Nuk gjeta asgjë çfarë mund të më kënaqte tek ofertat që morra kështu që vendosa të qëndroj këtu.”

“Wenger më tha do të jem i hapur me ty. Ku më tregoi se nuk do të më vazhdonin kontratën për momentin kështu që je i lirë të zgjedhësh mes qëndrimit dhe ikjes.”, deklaroi Wilshere.

Wilshere i cili në fillimet e karrierës ishte një nga talentet më premtues të Arsenalit dhe Anglisë , ishte fatkeq me dëmtimet të cilat ishin të shpeshta për të dhe nuk e lanë të kthehet në formën e parë.