Vëllai i Dybalës akuzon rëndë Argjentinën

Vendimi i trajnerit Sampaoli për të lënë jashtë një nga lojtarët më të mirë të momentit ka hapur jo pak spekulime si në Argjentinë por edhe me tej.

Së fundmi për këtë vendim ka reaguar edhe vëllai i yllit të Juventusit ku ka hedhur akuza të rënda ndaj kombëtarës si dhe trajnerit duke shkruar në Twitter: “E dhimbshme skuadra kombëtare ndërtohet nga ekzekutivi dhe gazetarët!”

Edhe pse më pas menjëherë twitti është fshirë kanë mbetur fotografi të saj.