Valverde nuk do ta largoja Realin nga gara e titullit

Pas fitores së djeshme ndaj Malagës, Barcelona ka 11 pikë avantazh para Atletico Madridit dhe 14 para Real Madridit , por edhe pas kësaj Valverde nuk është i qetë ku vetëm ndonjë çudi mund tia mar Katalunasve titullin nga dora.

"Sigurt egziston gara,. Deri sa ka edhe shanset më të vogla matematikore secili mund të luftoj për titullin. Nuk do të them se Reali nuk ka shanse për të mbrojtur titullin. Ndaj Malagës arritëm të shënojmë herët dhe kjo na mundësoi ta kontrollojmë ndeshjen deri në fund, dhe të marim tre pikët.", deklaroi Valverde.

Barcelona akoma është në garë për të fituar tre titujt e mëdhenj, pas plasmanit në finale të Kupës tani detyra tjetër e Valverdes është të dërgoj skuadrën tutje në Champions League.