Tuchel refuzon Bayernin për Arsenalin

Thomas Tuchel ka hedhur poshtë shansin për të drejtuar skuadrën e Bayern Munich dhe është duke insistuar të jetë zëvendësues i Wenger tek Arsenal, sipas prestigjiozes Kicker.

Ish trajneri i Borussia Dormund i ka thënë zyrtarëve të Bayern javën e kaluar se tashmë ka nënshkruar për një klub, që nënkuptohet të jetë Arsenali.

Tuchel do të lidhet me ish drejtorin e rekrutimeve të Dormund Sven Mislintat i cili tani ndodhet në Londër, me të cilin ka punuar më parë.