Tensionet Rusi-Angli mund të lënë jashtë tifoz anglez

Tensionet politike mes Britanisë dhe Rusisë pas prishjes së marrëdhënieve mes dy shteteve mund të ndikoj edhe në futboll ku në shtetin Rus do të mbahet Kupa e Botës.

Raportimet e tanishme tregojnë për çmimet e biletave për tifozët anglez të cilat nuk janë askund të përafërta me ato të Kupës së Botës të vitit 2014 dhe Zyra për Punë të Jashtme e Britanisë ka paralajmëruar qytetarët që do të udhëtojnë për ne Rusi gjatë Qershorit dhe Korrikut.

Prestigjiozja The Times ka deklaruar se Federata Angleze ka shitur më pak se 2,000 tiketa për ndeshjet kundër Tunisit dhe Panamës, dhe gjithashtu Anglija nuk futet as në top 10 vendet e para për shitje të biletave.