Statistikat thonë se Neymari është i pazëvendësueshëm, Emery ka dy opsione për Real Madridin nëse braziliani nuk luan

Lëndimi i Neymarit ndaj Marseille është një humbje e madhe e Paris Saint-Germain për ndeshjen ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

Braziliani është kthyer në një ikonë të futbollit në Francë pasi e theu rekordin si transferimi më i shtrenjtë në histori. Ai ka marrë pjesë në 46 gola të shënuar nga skuadra, duke shënuar 29 herë vetë dhe duke dhuruar 17 asistime.

Në Evropë vetëm ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka shënuar më shumë se ai (34), ndërsa edhe sa i përket rasteve të krijuara ai mbetet vetëm pas Kevin De Bruyne (84), Dimitri Payet (76) dhe Mesut Ozil (72). Braziliani është i pari edhe sa i përket tentimeve me (232), driblime të kompletuara (142) dhe duele të fituara i dyti me (269), pas Richarlison të Watfordit.

Nëse ai mungon do të ketë kokë dhembje për Unai Emeryn, por sa i përket zëvendësimit, mund ta gjejë atë mes Angel Di Marias dhe Julian Draxlerit. Argjentinasi ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime vetëm në viti 2018, ndërsa gjermani në Ligën e Kampionëve ka treguar paraqitje të mira. Trajneri spanjoll duhet të mendojë që ta ndryshojë edhe taktikën ndoshta për këtë ndeshje. Në ndeshjen e fundit ka luajtur me 4-3-3, por që mund ta ndryshojë me dy mesfushorë, ku do të zgjedh mes Giovani Lo Celso, Marco Verratti dhe Lassana Diarra. /Telegrafi/