Raiola: ‘Pogba u ble lirë nga Manchester United’

Agjenti i lojtarit francez Paul Pogba thekson se mesfushori më i shtrenjtë në botë është blerë lirë, dhe se transferimi i tij është dashur të jetë €200m.

Mino Raiola thekson se United ka shpëtuar plot €100m euro nga transferimi i Pogba. United bëri transferimin më të shtrenjtë në histori gjatë vitit 2016 kur transferoi Pogban nga Juventusi për shumën e €105m.

Por Raiola thekson se United ka shpëtuar plot €100m nga transferimi i Pogbas pasi nuk beson se vlera e tij reale ka qenë shuma e transferimit.

“Përderisa të drejtat televizive kanë trend ritës, besoj se edhe lojtarët i meritojnë pagesat e tilla për shërbime,”

“Unë nuk i dërgoj çmimet në limitet e tyre. Në kontratë shikoni transferimin e Pogbas, Manchester United ka paguar €100m por unë mendoj se ato duhet paguanin €200m.”

“Juventusi do mund ta shiste atë te Real Madridi për €200m, por kontrata e Juves me Pogban thoshte se Pogba duhet të vendos se ku do të shkojë dhe jo klubi, kjo është arsyeja pse United e mori me çmim të tillë.” Theksoi Raiola.