Pogba i tregon Mourinhos se sa vlen

Mesufshori 100 milion po kalon kohë të vështira në Old Trafford kohëve të fundit por ai u kthye në ndeshjen e tij për kombëtaren franceze me një super gol kundër Rusisë.

loading...

Paul Pogba ia ka kujtuar skuadrës së tij vlerën e vërtet që ka pas sfidës me kombëtaren franceze.

Mesfushori ka kaluar një kohë të vështirë në Old Trafford kohës së fundit, me fjalët taktike të Jose Mourinhos që flasin për një dalje të mundshme të Pogba gjatë verës nga skuadra e Uniter.

Pogba është mbajtur në pankinë nga United gjatë një periudhe testimi e cila ka parë kontributin e tij dhe pozitën në skuadër të vënë në dyshim.

Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Pogba dërgoi një top perfekt drejt Mbappe i cili zhbllokoi sfidën, para se të vine te goli personal katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë nga goditja e dënimit.

Njëkohësisht ky ishte edhe goli i parë i Pogbas për gjelat e Francës pas plot 51 paraqitjeve.

Mourinho pa dyshim se duhet të ketë mbetur i kënaqur nga paraqitja e mesfushorit të tij dhe duhet të ketë influencuar në planet e tij për sfidën kundër Swansea.