Pogba, Dembele viktima të koreve raciste

Ministria e Sportit në Francë ka thirrur për investigim të koreve raciste që u dëgjuan dje në drejtim të lojtarëve francez në fitoren e këtyre të fundit kundër Rusisë 3-1.

loading...

Lojtari i Manchester United Pogba por edhe ai i Barcelonës Dembele thuhet të kenë qenë viktimat.

Ndeshja u luajt në Rusi në San Petersburg ku edhe do të mbahet Kupa e Botës.

“Racizmi nuk ka vend në futboll. Ne duhet të ndërmarrim masat e menjëhershme për parandalimin e këtij akti barbarë,” thotë Ministria e Sportit për Francën, Laura Flessel .

Trajneri i skuadrës Ruse theksoi: “Mendoj se në shkallët e stadiumit nuk ka racizëm që duhet të luftohet.” Ndërsa përfaqësuesi i anti-diskriminimit në Federatën Ruse tha se kjo është propagandë dhe se nuk ka racizëm.

Presidenti i Fifa-s deklaroi se nëse dëgjohet racizëm në fushën e futbollit ndeshjet mund të anulohen.