Pas fitores me Vardarin vjen lajmi i keq për Shkëndinë, lëndohet Hasani

Ljami i vetëm i keq pas fitores bindëse dje të Shkëndisë kundër Vardarit që i mundësoi plasman në gjysmëfinale të kupës së Maqedonisë, ishte pikërisht lëndimi i kapitenit Hasani.

Për shkak të problemeve muskulare Hasani lëshoi terenin dhe sot pritet që të bëhen egzaminimet mjeksore që do të tregojnë për gjendjen e kapitenit.

E qartë është që Hasani nuk do të luaj ndeshjen e radhës. Lëndimet nuk e kanë lënë të qetë kapitenin sezonën e kaluar deri në fillim të sezonës ku u fut në një formë perfekte duke e mbajtur Shkëndinë në top formë.