OFICIALE: Ibrahimovic në MLS Amerikane

Superstari suedez ka kompletuar të shumë përfolurin transferim të tij nga Manchester United tek Liga Amerikane e Futbollit me skuadrën e LA Galaxy.

Transferimi i Zlatan Ibrahimovic në Amerikë ka qenë pjesë diskutime gati një vit të plotë dhe përfundimisht u realizua.

Suedezi ka nënshkruar marrëveshje me LA Galaxy, me kushte dy vjeçare ku do të fitoj plot $1.5m në sezon. Manchester United ka konfirmuar ndarjen mes palëve të Enjten në mëngjes.

Merkatoja në Ligën Amerikane është akoma e hapur kështu që transferimi do të kompletohet menjëherë. Ibrahimovic pritet të jetë i gatshëm për LA Galaxy që nga ndeshja e ardhshme me rivalët e Los Angeles FC e cila do të luhet me 31 Mars.

Shuma e $3m dollarëve shihet si shumë relativisht e vogël por burime theksojnë se kësaj shume do ti shtohen edhe të dhëna shtesë.