Mou godet sërisht: Njerëzit me 'tru' e kuptojnë gjendjen e United!

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho deklaroi se njerëzit me ‘tru’ dhe ‘të kuptueshëm’ dinë të kuptojnë se skuadra është në periudhë tranzicioni.

Mou së fundmi është kritikuar për stilin e lojës që po proklamon me United i cili nuk është se ka qenë nga më të mirët.

Largimi nga Liga e Kampionëve e shtoi mllefin ndaj portugezit, por Mou është i qetë dhe deklaron se skuadra ndodhet në tranzicion.

“E kuptoj dhimbjen e mos vazhdimit në Ligën e Kampionëve por unë nuk kuptoj asgjë përtej saj.”

“Në histori të futbollit në gjithë botën jo vetëm në Angli, klubet e mëdha kanë periudhën e tyre të tranzicionit. Nëse shikojmë tabelën e Premier Ligës ne mund të shohim 18 skuadra pas nesh dhe një para nesh. Sigurisht do të donim të kishim 19 mbrapa.”

“Dhe duke qenë në një moment tranzicioni dhe përsëri të jesh në gjendje të menaxhosh të arrish atë që ne arritëm ... Mendoj se jemi në rrugën e duhur.”, deklaroi Mourinho.