VIDEO: Messi nga turpi nuk vazhdoi ta shikoj ndeshjen

Gjiganti i futbollit të Amerikës së Jugut, Argjentina mbrëmë pësoi ndoshta humbjen më të rëndë në dekadën e fundit kundër Spanjës me rezultat 6-1.

loading...

Ndeshja u luajt pa pjesëmarrjen e Lionel Messit për shkak të lëndimit që pësoi para disa ditësh me kombëtaren.

“Furia e kuqe” nga minuta në minutë e “shkelte” Argjentinën me lojtarët e kësaj të fundit që dukeshin të humbur në lojë.

Turpin që miqtë e pësuan më se shumti e ndjeu ylli i Barcelonës ku pas golit të fundit të Spanjës në minutën e 77, Messi i dëshpëruar nuk mundi të vazhdoj ta shikoj ndeshjen dhe doli jashtë nga tribuna.