Lika beson te Europa, ka edhe një urim për Dalipin

Prej 11 ndeshjes, Luftëtari nuk njeh humbje në kampionat dhe këtë javë do të përballet me Partizanin me synimin për të vazhduar të ngjisë shkallët drejt ëndrrës europiane. Rezultat e fundit për Likën kanë treguar se skuadra jo vetëm ka cilësi por e meriton dhe pozitën që ka në renditje.

“Fakti që kemi 11 ndeshje pa humbje, do të thotë që jemi një ekip i kompletuar dhe dimë të luajmë futboll. Besoj se i kemi merituar plotësisht këto rezultate, por edhe pozitën në renditje. Kam besim se nëse vijojmë kështu, mund të synojmë për më lart”, u shpreh Hasan Lika.

Për trajnerin e gjirokastritëve sfida me Partizanin është një përballje që duhet fituar dhe nuk firmos për barazimin.

“Nuk do të firmosja për një barazim me Partizanin, pasi ne futemi në fushë për fitore. Të njëjtën gjë do të kërkojmë edhe ndaj Partizanit, pasi i kemi të gjitha mundësitë për të synuar 3 pikët në këtë sfidë”, deklaroi trajneri i Luftëtarit.

Përballë tij do të jetë dhe një ish-bashkëpunëtor i Likës, Klevis Dalipi, të cilit trajneri gjirokastritëve i uron suksese por pas ndeshjes me Luftëtarin.

“Me Dalipin kam punuar, e kam koleg dhe kemi marrëdhënie të mira. I uroj suksese te Partizani, por vetëm pas ndeshjes me Luftëtarin”, tha Lika/supersport.al/