Lëndimi i Harry Kane hendikep për Tottenhamin dhe Anglinë

Sulmuesi anglez Harry Kane do të bëjë një skanim të gjurit të Hënën që të shoh gjendjen e lëndimit që mori skuadra pas fitores 4-1 ndaj Bournemouth.

Kane u zëvendësua në minutën e 30 të Dielën pas lëndimit që mori në këmbën e tij të djathtë pas ndërhyrjes së portierit Asmir Begovic.

Ai menjëher la fushën dhe iu drejtua dhomave të zhveshjes. Pochettino deklasoi: "Shpresoj të mos jetë diçka e madhe. Jemi të shqetësuar por duhet të presim."

Pritet që Kane të mungoj ndaj Swansea dhe nuk pritet të grumbullohet me përfaqsuesen Angleze./ngasporti.com/