Ibra bën diferencën: “I dashur LA Galaxy, je i mirëseardhur”

Kalimi i Zlatan Ibrahimovic tek LA Galaxy në Amerikë ka bërë që gazeta prestigjioze e këtij qyteti të bëj një anonsim të veçantë për Ibrën.

E gjithë ballina e gazetës ka një mesazh që thotë: “I dashur LA Galaxy, je i mirëseardhur.” Gjithashtu e mbështetur me një fotografi të Ibrës.

Ibrahimovic u zyrtarizua dje si lojtarë i LA Galaxy pas shkëputjes së kontratës me Man United. Për këtë të fundit Ibra në 20 muaj ka shënuar 29 gola dhe 53 paraqitje.

“Është koha të ecim para pas dy sezoneve fantastike me Manchester United,” shkroi Ibra në rrjetet sociale dje.

“Gjëra e mira vinë në një fund një dite. Faleminderit klubit, tifozëve, skuadrës, trajnerit, stafit dhe secilit që ka qenë pjesë e kësaj historie me mua.”