Klauzola 625m e Messit nuk është garancë për qëndrimin e tij te Barcelona

Drejtori i financave tek Barcelona Pancho Schroder thotë se klauzola e Messit nuk është garancë që ai qëndron pasi që pamë që PSG theu klauzolen e pabesueshme të Neymar.

Messi firmosi kontratën e re me Barcelonën në Nentor të vitit të kaluar, por Schroder shprehet se pas thyerjes së klauzolës së Neymar nga PSG gjithçka mund të ndodh në botën e futbollit.

30 vjeçari ka vazhduar me formën perfekte këtë sezon duke shënuar 32 gola në gjitha kompeticionet për klubin dhe duke kaluar 600 gola në karier kunder Atletico Madridit të Dielën./ngasporti/