Joshua Kimmich edhe tre vjet të tjera me Bayernin

Talenti gjerman i Bazernit Kimmich ka nënshkruar kontratë të re me kampionin gjerman deri më 2023.

23 vjeçari i cili ka plot 23 paraqitje për përfaqsuesen Gjermane që kur iu bashkua Bayernit nga Leipzig në 2015, është i aftë të luaj në shum pozita si në masfush ashtu edhe në mbrojtje.

Pronari i Bayernit Rummenigge theksoi: "Që kur u bashkua me ne Joshua ka bërë një progres fantastik në karierë. Kjo është arsyeja që ne jemi më se të lumtur me vazhdimin e bashkpunimit me të."

"Duke iu faleminderur progresit dhe lojës së tij në pozitën e mbrojtësit të majt i ka ndihmuar Bayernit shumë në sukseset e saj."

Ndësra Kimmich deklaroi: "Jam shum i lumtur që vazhdova kontraten. Kjo më jep vetbesim në atë se klubi dhe drejtorët kanë besim në mua dhe më shohin si lojtarë kyq në të ardhmen, e cila më bën mua krenarë."

Kimmich ka plot 109 paraqitje me Bayernin dhe 13 gola të shënuar.