Gabriel Jesus refuzon £4,5 milion nga City

Gabriel Jesus ka refuzuar kontratën e fundit të ofruan nga Manchester City e cila i jep lojtarit plot £90,000 në javë dhe do të pres deri në verë për të fillua bisedimet.

loading...

Lojtari brazilian thuhet se po kërkon të paktën £100,000 në javë, ndërsa City nga ana tjetër nuk do që lojtari ti largohet nga duart, pas sezonit fantastik që ky i fundit kishte te City.

Palët ishin gati të binin dakord në marrëveshje para vitit të ri, por diskutimet nuk shkuan ashtu si pritej dhe tani ato pritet të vazhdojnë ditëve të fundit.

Jesus për momentin merr £65,000 në javë, dhe pritet që kontrata e tij të dyfishohet dhe ti shtohet edhe një vit kontratës deri më 2023.

Gjithsesi një nga arsyet e mos rinovimit është pikërisht lojtari i cili deklaron se është i fokusuar në fitimin e dy trofeve kryesor si Liga e Kampionëve dhe Kupa e Botës, e pastaj do të shoh të ardhmen.