Ibra për golin: ‘Nuk më vrapohej, thash të godas nga 40 metra’

Zlatan Ibrahimovic shënoi dy gola në fitoren e LA Galaxy në derbin e MLS ligës dhe në mënyrën më të mirë iu prezantua publikut amerikan.

loading...

Njëri nga dy golat e shënuar u shënua nga 40 metra, me parabolë ndaj portierit kundërshtarë, ndërsa arsyeja e kësaj sipas Suedezit u shpjegua një dit pas spektaklit.

“Thjeshtë isha i lodhur nga temperaturat e larta, në atë moment nuk më vrapohej drejt portës. Me vete thash do të bëj goditje nga larg pasi me të vërtet nuk më vrapohej”, deklaroi 36 vjeçari.