Antonio Griezmann do që e ardhmja e tij të vendoset para Kupës së Botës

Antonio Griezmann do që e ardhmja e tij të vendoset para se ai të udhëtoj për në Rusi ku do të mbahet Kupa e Botës.

27 vjeçari është më i vendosur të largohet nga Atletico Madridi këtë verë, dhe rivalët e tyre në Spanjë Barcelona kanë shprehur interesim për francezin.

Në Spanjë raportohet për një kontratë të majme që Atletico ia ka ofruar yllit të saj për ta mbajtur në Madrid atë. Gjithsesi do të qëndroj apo jo Griezmann do që e ardhmja ti vendoset para se ai të arrijë në Rusi.

“Dua të udhëtoj për në Rusi me mendjen e qetë. Nuk është për atë se dua ta di ku do të luaj por duke pasur mendjen e qetë nga spekulimet do të jem më i koncentruar për kombëtaren. Kam biseduar me motrën time dhe dua që kjo të përfundoj para se të filloj Kupa e Botës.” , deklaron Griezmann.

Griezmann i cili ishte i treti në listën për të fituar Topin e Artë, insiston që qëllimi i tij është të fitoj tituj kolektiv para atyre individual.

“Kur jam i lumtur gjithçka është në rregull. Dua të fitoj Kupën e Botës ose Ligën e Kampionëve para se të fitoj Topin e Artë nëse do të vijë ndonjë ditë. Jam pjesë e ekipit dhe preferoj të fitoj në grup në fillim.”, ishin fjalët e francezit.