Emini: Pas fitorës kunër Vardarit besojm në triumf edhe kundër Rabotniçkit

Pas fitorës bindëse kundër Vardarit për kualifikim në 1/2 e finalës për Kupin e Maqedonisë, ekipi i Shkëndisë nuk do të ndalet, por kërkon që të siguroj vendin e parë në tabelë duke fituar kundër Rabotniçkit.

Java e 23 e Ligës së Parë të Maqedonisë sjell për Shkëndinë ndeshjen kundër Rabotniçkit. Tetovarët janë lider me plot 14 pikë diferencë nga vendi i dytë, por edhe pse posedojnë diferencë të konsiderueshme Izair Emini theksoi se kunër Rabotniçkit mendojnë vetëm për fitore.

"Pas fitores me Vardarin në Kup, atmosfera në skuadër është në nivel të lartë. Jemi në pozitë të mirë, ashtu që edhe kundër Rabotniçkit shkojmë për tre pikë. Mendoj se mund të arrijmë deri te rezultati i pritur, për shkak se mendojmë vetëm për fitore", deklaron Emini.

Ndeshja mes Rabotniçkit dhe Shkëndisë do të luhet sot me fillim nga ora 14:00 në Shkup.