Costa sulmon argjentinasit: Ja çfarë jeni pa Messin

Argjentina mbrëmë u demolua në Madrid, pas fitores së Spanjës me rezultat 6-1.

loading...

Fansat argjentinas pas fitores kundër Italisë 2-0, menduan se kjo gjeneratë mundet edhe pa Lionel Messin, por u gabuan rëndë kur e panë ndeshje në Madrid.

Pas kësaj humbje ndoshta papritur më i zëshmi ishte golgeteri spanjoll Diego Costa i cili sulmoi argjentinasit për shkak të kritikave kohëve të fundit ndaj Messit.

“Shumë herë Messi kritikohet në Argjentinë, ajo ndonjëherë i kalon edhe kufijtë. Të njëjtit shpresoj se mbrëmë e kuptuan se si duken pa atë. Argjentina duhet ta ruaj dhe ti faleminderohet Messit, e jo me çdo çmim ta sulmoj,” thotë sulmuesi i Atletico Madrid.

Fitorja e madhe e Spanjës solli tre gola të Iscos, Costa, Aspas, Thiago me nga një gol, ndërsa golin e nderit për Argjentinën e shënoi Otamendi.