Cancelo i përgjigjet Spallettit

Joao Cancelo është përgjigjur se ai preferon të luaj në poziten e djathtë të mbrojtjes, edhe pse insiston në atë se do të luaj në atë pozitë që i kërkohet nga shefi i skuadrës.

Pas ndeshjes me Napolin, Spalletti deklaroi se Cancelo ishte i pakënaqur me ndrimin e pozitës së tij, por Portugezi dha menjëher përgjigje duke deklaruar se do të luaj aty ku i thotë treneri.

"Unë preferoj të luaj në të djathtë të mbrojtjes, por unë jam gjthmonë në dispozicion të trenerit ku do që ai do të më fut. Të luaj me Candrevën apo me Perisicin pëër mua nuk ndryshon diçka. Ato janë lojtar të ndryshëm, unë nuk kam problem me to."

Në pyetjen se sa ai ushtron për të perfeksionuar krosimet në zonë, Cancelo u përgjigj se ai gjithmonë ushtron që të përmisohet.