Bolt duhet të punoj shumë që të bëj debutimin

Trajneri i Borussia Dortmund Peter Stoger thotë se Usain Bolt duhet të punoj shumë që të jetë në nivelin e top lojtarëve.

Tanimë veterani i atletikës i cili fitoi tetë medalje Olimpike, ka pasur gjithmonë ëndërr ti kyçet futbollit dhe një ditë të luaj për Manchester Uniter, e këtë ndihmë ia ka ofruar Dormund ku ka hapur portat e saj për Bolt.

Xhamajkani është parë duke bërë trening ditën e djeshme me ngjyrat verdh e zi për klubin e Bundesligës.

“Është gjithçka çështje procedure dhe përmisimi, por gjëja më e rëndësishme është që ai ishte i kënaqur. Mendoj se ai është i talentuar, por nëse ai do të luaj në nivele të larta duhet të punoj shumë.”, theksoi trajneri Stroger.

Rekordmeni i 100 metrave në atletikë ka ushtruar edhe me klubin e Afrikës së Jugut Mamelodi Sundowns gjatë Janarit dhe do të marr pjesë në një ndeshje bamirësie në Old Trafford në Qershorit.