Berisha: Konkurrenca na bën më të fortë

Portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Mërgim Mavraj ishin futbollistët e ekipit kombëtar të cilët sot dolën përpara mediave në vigjilje të përgatitjeve të miqësores Shqipëri-Norvegji, për t’iu përgjigjur interesit të mediave.

Sa i përket ekipit dhe grupit, Berisha citoi: “Jemi një skuadër në zhvillim, ku dhe ardhjet e reja do na ndihmojnë.”

“Trajneri është shumë i motivuar dhe herë pas here këtë na e transmeton edhe ne. Është herët të flasim për sfidat zyrtare si Skocia, apo Izraeli siç edhe më pyesni, por mund të them që kemi treguar se ne si grup dhe me rritjen e lojës mund të bëjmë jo pak.”

“Në skuadër tashmë ka një kombinim shumë të mirë mes lojtarëve me përvojë dhe elementit të ri, dhe një gje e tillë do të shërbejë shumë.”

“Në lidhje me faktin se kush luan në portë, unë apo Strakosha, mund t’ju them që ky fakt nuk përbën asnjë problem. Kushdo që do të luajë, porta e ekipit kombëtar është e garantuar”, theskoi Berisha.

Ndërkaq, mbrojtësi Mërgim Mavraj shtoi që porta dhe mbrojtja gjithmonë kanë qenë në avancë dhe shtylla kryesore e kësaj skuadre përfaqësuese.