Bale thyen record, Wellsi shkatron Kinën

Gareth Bale është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kombëtaren e Wellsit duke shënuar hat-trik kundër Kinës për të arritur kuotën e 29 golave.

Njëherit për Wellsin kjo ishte fitorja e parë nën drejtimin e Rayan Giggs i cili debutoi këtë ndeshje si trajner dhe mori rezultat 6-0.

Bale iu deshën 69 paraqitje për të thyer këtë rekord, më herët ky rekord mbahej nga ish sulmuesi i Liverpool Ian Rush i cili arriti këtë rekord për 66 ndeshje.

Gjithashtu për Wellsin ishte edhe hat-triku i parë që nga viti 2004 ku Robert Earnshaw shënoi tre gola kundër Skotlandës.