Australianët paralajmërojnë bojkot të KB, godasin Putinin

Kriza diplomatike që ka kapluar këto ditë gjith botën, shumë leht mund të zhvendoset edhe në Kupën e Botës e cila do të mbahet në Rusi.

loading...

Nga fillimi i Marsit mes Britanisë dhe Rusisë ka nisur një luftë diplomatike ku shkak u bë një ish agjent Rus të cilin u përpoqën ta likuidonin. Dy shtetet i vën faj njëri tjetrit për këtë.

Pikërisht për këtë arsye qeveria e Australisë ka paralajmëruar se skuadra e futbollit e këtij shteti mund të heq dorë nga pjesmarja në turne.

"Ka shumë opcione si do duhej të reagonim. Tanimë kemi larguar disa diplomat Rus, ndërsa tani po shikojmë mundësin për mos pjesmarje në Kupën e Botës e cila do mbahet në Rusi," deklaron ministri i punëve të jashtme të Australisë, Julie Bishop.

Deputeti i parlamentit britanik Jan Oustin, udhëheqjen e Putinit e krahasoi me atë të Hitlerit, duke deklaruar se presidenti Rus do ta përdor Kupën e Botës për propagandë siç bëri Hitler me Lojrat Olimpike në 1936.