Ancelotti mendon për pankinën e Italisë

Carlo Ancelotti thotë se të bëhet trener i përfaqsueses Italiane nuk është diçka e pa mundur, dhe se nuk e mendon atë pozicion si të fundin në karierë.

Ancelotti më herët ish distancuar nga posti që e afron me Italinë, duke favorizuar idenë e qëndrimit të udhëheqjes së një klubi futbolli, por tani bossi italian shprehet optimist për idenë e udhëheqjes së Italisë nga ana e tij.

"Nuk e di çfar do të bëj. Në këtë rast pushimi im po shkon mirë, po shikoj ndeshje nga ligat e ndryshme. Duhet të theksoj se nuk ka inovacione taktike në lojë por gjithsesi futbolli është parsor për mua.

"Thirje nga ndonjë klub ose kombëtare? Le të themi se është herët akoma për to. Sa i përket Italisë le të themi se nuk është ide parsore. Tani për kombëtaren është më mirë të pritet pak. Tani jam akoma nën kontratë, kombëtarja duhet të pres stabilizim dhe të shohim punën e Di Bagios."

"Idea ime është të trenoj çdo ditë, por nuk e di kur do ti kthehem pankinës.", thekson Ancelotti