Aguero humbet ndeshjen miqësore ndaj Spanjës

Sergio Aguero nuk do të udhëtoj në Madrid me skuadrën e Argjentinës për miqësoren kundër Spanjës të Martën, kështu ka deklaruar federata e futbollit argjentinas.

Bosi argjentinas Jorge Sampaoli tha të Enjten se sulmuesi i Machester City do të humbas ndeshjen miqësore ndaj Italisë që pritet të luhet ditën e Premte për shkak të lëndimit në gju.

Ai tani do të jetë i lirë nga obligimet me kombëtaren për të vazhduar rikuperimin e tij, tretmani i tij do të vazhdoj në Abu Dhabi ku edhe është kampi i City.