Një shaka e ftohtë për Vettel nga Hamilton

Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel kanë vendosur që rivalitetin e tyre në F1 ta zhvendosin edhe në konferenca për media, ku piloti i Mercedes i tha rivalit të tij që shpresoi “të ta largoj buzëqeshjen nga fytyra” me pole position-in e tij.

Katër herë kampioni i botës fitoi dy sesionet atë të garës dhe jashtë saj, e pikërisht pas Bakus lidhja e tyre nuk duket të jetë nga më të mirat kjo u shfaq edhe në konferencën e sotme për media.

Pas xhiros me të cilën mori polin me më shumë se gjysmë sekonde diferencë, Hamilton u pyet për atë se çfarë ndryshoi nga Q2 te Q3. Ku në Q2 lider ishte Vettel.

“Përdora të njëjtën strategji si në Q2 ashtu edhe në Q3 nuk kishte diçka të veçantë. Nuk ka butona shtesë, nuk ka diçka shtesë,” u përgjigj Hamilton.

Vettel i cili përfundoi i treti pas kësaj përgjigje iu drejtua Hamiltonit me pyetjen: “Çfarë paske bërë më herët atëherë ?“

Hamilton u përgjigj: “Isha duke pritur të bëjë një gjiro të mirë dhe në fund të të heqja buzëqeshjen nga fytyra.”

Pas kësaj Hamilton deklaroi se kjo ishte një “shaka”, por Vettel i replikoi me “what goes around comes around.”

Nesër pritet të ketë spektakël në Australi ku duket se do të ndjekim një sezon fenomenal të F1.