Rivalët kërkojnë investigimin e HAAS

Forca India dhe McLaren duan që marrëdhëniet teknike të ekipit Haas me Ferrarin të hetohen pas performancës "magjike" të ekipit amerikan.

loading...

Haas kapi rreshtin e tretë të radhës në kualifikueset për garën hapëse të Australian GP me vendin e katërti dhe të pesti përpara Red Bull, garën e filluan mirë para se gabonin në pit-stopet duke dënuar kështu Kevin Magnussen dhe Romain Grosjean për të dalë nga gara.

Kjo performancë vuri në pikëpyetje marrëdhëniet e Haas me Ferrarin, kjo e fundit furnizon me motor skuadrën amerikane. F1 rreptësisht ndalon që një skuadër ti ndihmoj tjetrës duke furnizuar me informata për pjesën e shasisë së makinës.

“Unë nuk e di si ata e bënë këtë, është magjike. Nuk është bërë asnjëherë në botën e F1,” ishte deklarata e shefit të Force India për performancën e Haas.

“Si ka mundësi një skuadër që ka qenë në fund vitet e fundit pa resurse të bëj një performancë të tillë? A bëhet kjo me magji? Nëse po edhe unë dua një dorë.” deklaroi ai.

Alonso gjithashtu theksoi se Haas 2018 është një “kopje e Ferrarit”, ndërsa shefi i McLaren Zac Brown tha se kjo situat duhe të ndiqet nga afër.