Performanca e McLaren në Melbourn kontrast i madh me 2017

Paraqitja e fuqishme e McLaren në hapjen e sezonit të Formula 1 2018 në Melburn ishte "një kontrast i madh" me betejat fillestare të vitit të kaluar, sipas pilotëve të saj.

loading...

Rezultati i pestë i Fernando Alonso në atë që ishte gara e parë e McLaren me motorët e Renault përputhet me rezultatin më të mirë që ekipi kishte arritur në tre vitet e mëparshme me Honda.

Dhe me Stoffel Vandoorne duke shtuar dy pikë të mëtejshme me pozitën e nëntë, shpërthimi i skuadrës në Melbourne ishte një përmirësim i dukshëm me performancën e McLaren në Australian GP të vitit të kaluar, kur Alonso u tërhoq dhe Vandoorne përfundoi dy xhiro mbrapa.

“Gara e parë e sezonit dhe dy makinat në zonën e pikëve është një ditë perfekt për skuadrën,” tha Vandoorne.

“Pikë të mira këtu, nëse krahasojmë me vitin e kaluar është një kontrast i madh. Për garën hapëse duhet të jemi të kënaqur.”

Alonso tha se performanca ishte "pak a shumë ashtu siç pritej" pasi ekipi parashikoi se do të ishte më i fortë gjatë garës sesa në një xhiro.

“Ishte një garë e mirë për fillim. Është gjithmonë më mirë për moralin e skuadrës nëse fillon mirë,”

“Dje e dinim se në garë do të ishim më mirë se sa në kualifikime. Është fantastike të shohësh dy McLaren në zonën e pikëve.”

“Ne jemi të aftë të mbrojmë, të sulmojmë, gjëra që në të kaluarën nuk ishin edhe aq të mundura, pra sa do të shkoj e të bëhet më mirë këtë vit.” , deklaron Alonso.