Hulkenberg-Sainz, lufta për 'djalin e madh' në skuadër

Bosi i Renault Cyril Abiteboul beson se Nico Hulkenber dhe Carlos Sainz tani do të luftojnë për atë se kush është djali i madh i skuadrës.

loading...

Hulkenberg përfundoi i shtati ndërsa Sainz i dhjeti në garën hapëse të Australian GP. Abiteboul thekson se duke pasur dy makina në luftë vazhdimisht do të bëj diferencë të madhe.

“Është mirë të shohim se ne kemi garuar nën presionin e vazhdueshëm të Bottas dhe Alonsos. Ata ia dolën sepse kanë harduerin që ia mundëson një gjë të tillë, ishte një garë ku parakalimet ishin të rënda për tu bërë.”

“Bukur është të shohësh dy makina brenda zonës së pikëve dhe dy makina duke luftuar me njëra tjetrën, një gjë tjetër e mirë është lufta mes dy pilotëve tonë. Luftë e cila bëhet për djalin e madhe të skuadrës.” , tha bosi i Renault.

Abiteboul është i përqendruar tek skuadra dhe vazhdimi i përmasimit duke dhënë gjithçka që të luftojnë me skuadrës e mesit të tabelës.