Hamilton spektakolar merr pole position

Lewsi Hamilton mori një pole position spektakolar me një gjiro më se perfekte për të hapur kështu sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kampioni i botës ishte kokë më kokë me pilotin e Ferrarit Sebastian Vettel dhe atë të Red Bull Max Verstappen deri në finale ku Hamilton mori pole me plot 0.664 sekonda diferencë.

Vettel u rrëndit pas Hamilton me shokun e shkuadrës pas tij me vetëm 0.01 sek, Red Bull ndjek pas në pozitat katër dhe pesë.

Shoku i skuadrës së Hamilton, Valtteri Botas bëri ndeshje në fillimin e rundit të tretë të kualifikimeve dhe do të filloj i 10-ti garën e nesërme.

“Nëse i shikoni rezultatet që i kemi pasur gjatë këtyre viteve kjo është mbresëlënëse. Jam shumë i lumtur me gjiron që kisha. Gjithmonë kërkoj perfektin dhe isha afër ta kapja atë,” deklaron Hamilton.

Siç paralajmëroi edhe Alonso disa ditë më para McLaren nuk duket mirë në startin e sezonit ku ai përfundoi në pozitën e 11-te pas një gabimi që bëri në gjiron e fundit të shpejtë.

Për të shikuar rezultatet e plota KLIKO KËTU