Hamilton paralajmëron Ricciardon të mos acaroj Red Bullin

Lewis Hamilton ka paralajmëruar rivalin e tij në Formula 1 Daniel Ricciardon që të mos acaroj Red Bullin me negociatat e tij për të ardhmen.

Ricciardos të cilit kontrata aktuale me Red Bull i përfundon këtë sezon, ka shansin të vazhdoj edhe një vjet me Red Bullin deri më 2019, gjithashtu ka pasur spekulime se është në bisedime me Mercedes dhe Ferrari.

Hamilton paralajmëroi Ricciardon se bisedimet për të ardhmen me skuadra tjera mund të acaroj marrëdhëniet me skuadrën aktuale. Ai sugjeroi të mos përfshihet në spekulime të tilla pasi që mendon se Ricciardo ka shanse reale për titull këtë sezonë.

“Një gjë e rëndësishme që duhet të bëhet është të shikohet historiku i pilotëve të kaluar, ata çfarë ato kanë thënë dhe duhet bërë që të mos acarosh marrëdhëniet me skuadrën.”

“Shumë pilot ka që kanë bërë zgjedhje të gabuara në karrierë, kështu që kurë mirët një vendim duhet të mendohet shumë mirë. Këtë mund ta mendoj deri sa është ne Red Bull pasi që është një skuadër që lufton për titull.”, deklaroi Hamilton gjatë konferencës për media ditën e Enjte.