Lewis Hamilton thotë se tashmë është duke pilotuar motorrit e ri të Formula 1 me limitet në mendje , pas dorzimit në luftën me Vettel për të mbrojtur fuqinë punuese të Mercedes.

loading...

Katër herë kampioni ka vuajtur nga mbinxehja e motorit, problemi i njëjtë që goditi shokun e skuadrës Valtteri Bottas, ndërsa ndjekte fituesin e garës eventuale Sebastian Vettel në Melbourn.

"Motori po nxehej shumë, dhe unë kam për të bërë edhe shtatë gara me këtë motor, më shumë nëse mundem," shpjegoi ai.

"Isha në limite, dhe isha shumë i nxehtë, por unë po shtyja. Isha i shqetësuar mos të dëmtoja motorin në të njejtën kohë."

"Kjo na shtyu që në fund të dorzohemi. Pra, ndoshta nuk ishte emocionuese për tifozët që e kanë parë, sepse ata ndoshta donin ta shihnin duelin deri në fund, por mundësit ishin të tilla," deklaroi Hamilton