Hamilton: Rivalët po kapin Mercedes? 'Emocionuese'

Lewsi Hamilton thotë se është emocionuese të shohim ngushtimin e diferencës që rivalët po i bëjnë Mercedesit e që u pa në dy sesionet e para në Australian GP.

Katër herë kampioni i botës vëri rregull në dy sesionet e para ku në të parin më afër tij ishte shoku i skuadrës Bottas me 0.745s diferencë ndërsa gjërat ndryshuan pak në të dytin ku Verstappen vetëm me 0.127s nuk arriti të marr pozitën e parë.

“Ishte një ditë e mirë. Filluam me këmbë të djathtë sonte, bëmë atë që duhej dhe morëm rezultat.”

“Na u afruan rivalët paksa në P2 me diferencë të vogël dhe kjo e bëri më emocionuese sesionin, kjo më shtyu të jap më shumë nga makina.”

“Na u afruan rivalët paksa në P2 me diferencë të vogël dhe kjo e bëri më emocionuese sesionin, kjo më shtyu të jap më shumë nga makina.”

Hamilton tha se beson në atë se Mercedesi për momentin është në pozitë të njëjtë me Ferrarin dhe Red Bullin për sa i përket konsumit të gomave, një problem që skuadra ka pasur në 2017.