Webber sugjeron Riccardon: Fokusohu te Verstappen e jo te e ardhmja

Daniel Ricciardo duhet të përqëndrohet në garën me Max Verstappen këtë vit në vend që të shqetësohet për ekipin që do të konkuroj në 2019, sipas ish-shoferit të Red Bull Racing Mark Webber.

Ricciardo është aktualisht në një udhëkryq të karrierës së tij, me marrëveshjen e tanishme të RBR që do të skadojë në fund të këtij sezoni dhe hapat e mundshme të kalimit në Mercedes ose Ferrari për 2019.

Derisa Ricciardo pranon se ekziston një presioni për të marrë vendimin e drejtë për të ardhmen, bashkvendasi i tij Mark Webber mendon se ai nuk duhet të fokusohet në atë se me cilën skuadër do të nënshkruajë deri në mes të sezonit.

Webber thotë se Ricciardo duhet të fokusohet vetëm në fitoren mbi Verstappen, dhe të le përcaktimin për atë që është në tavolinë për '19.

"Unë mendoj se gjëja më e mirë që mund të bëjë është fokusi te Maxi," tha Webber. "Atë ai e di, dhe ai do të bëjë çmos për këtë.