FIA teston radhen e nisjes për F1 në Barcelonë

FIA kreu një test për procedurën e re të nisjes në Formula 1 në testet që u zhvilluan të martën në Barcelonë.

Këtë vit për herë të parë garat mund të shfaqin rinisje të garës nga radha e nisjes pas largimit të makinës së siguris, me makinat që radhiten të gjitha në radhë, sapo të jetë thirrur makina e sigurisë.

Si pjesë e procedurës, dritat paralajmëruese do të shfaqin shenjën "SS", që do të thot që skuadrat duhet të radhiten në linjën e nisjes, "Standing Start".

Gjithashtu është mundësia e "RS" mesazhit që do të thot "Përsëeritje e startit" nëse kushtet nuk janë të gatshme për fillim.

FIA nuk i ka këto të gatshme ne Spanjë, por sot u testua softueri i FIA-s, nëse pilotet po i marin mesazhet si duhet.

Këtu morën pjesë Mercedesi, Ferrari, Red Bulli, Hasi dhe Williamsi.